Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Terry: Nuk jam fajtor për shkarkimin e Mourinhos

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Terry: Nuk jam fajtor për shkarkimin e Mourinhos Empty
MesazhTitulli: Terry: Nuk jam fajtor për shkarkimin e Mourinhos   Terry: Nuk jam fajtor për shkarkimin e Mourinhos EmptyMon Jun 01, 2009 6:06 pm

John Terry edhe një herë ka mohuar fjalët e ish-bashkëlojtarit të tij, Claude Makelele, i cili ka deklaruar se mbrojtësi anglez ishte përgjegjës për largimin e Jose Mourinhos në vitin 2007.

Terry: Nuk jam fajtor për shkarkimin e Mourinhos F.0601111132836_m

Në një autobiografi të publikuar së fundmi nga mesfushori francez Makelele, thuhet se shkarkimi i Mourinhos kishte ardhur pas një zënke të cilën e kishte pasur portugezi me Terryn, pasi që trajneri kishte dëshiruar ta mbante në stol mbrojtësin e Bluve.

Megjithatë, kapiteni i Chelseat thotë se ai është njëri nga lojtarët të cilët i kishin kërkuar pronarit Roman Abramovich të mos e shkarkojë portugezin.

“Është e çuditshme (ajo që ka shkruar) sepse ‘Maka’ e di të vërtetën. Un isha njëri nga tre lojtarët që i telefononim Abramovichit natën vonë për të kërkuar që të mos e shkarkonte Mourinhon”.

“Unë, Frank Lampard dhe Didier Drogba luftonim që ta mbanim atë (Mourinhon) në skuadër, prandaj është diçka e çuditshme për t’u thënë (nga Makelele)”, është cituar Terry nga “The Sun”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Terry: Nuk jam fajtor për shkarkimin e Mourinhos
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Spector shpallet fajtor për vrasjen e Clarkson
» Terry: Chelsea ka nevojë për menaxher afat-gjatë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: