Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Në Kosovë ka siguri të plotë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Në Kosovë ka siguri të plotë Empty
MesazhTitulli: Në Kosovë ka siguri të plotë   Në Kosovë ka siguri të plotë EmptyFri Jun 05, 2009 9:05 pm

Ambasadori i Shqipërisë në NATO, Artur Kuko, ka deklaruar se shpejti do të ketë në kuadrin e Aleancës Veri-atlantike edhe këshilltarë shqiptarë që do të punojnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në Kosovë ka siguri të plotë F.0605175441251_m

Ai këto deklarata i bëri pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti, nga i cili është njoftuar me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Me këtë rast, ambasadori Kuko ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile, për çka ka thënë se është meritë e një shërbimi gjithnjë e më profesional policor, që sipas tij është në gjendje të marrë mbi vete obligimet që i takojnë me ligj.

Kuko ka shfaqur besimin se së shpejti në kuadër të Aleancës Veri-atlantike do të ketë edhe këshilltarë shqiptarë që do të punojnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

"Shqipëria do të vazhdojë të japë një ndihmë jo thjesht mbështetje morale, por edhe një mbështetje materiale. Shqipëria ka kontribuar në fondin e mirëbesimit, kushtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kam përshtypjen që së shpejti do të ketë në kuadrin e Aleancës edhe këshilltarë shqiptarë që do të punojnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka thënë ambasadori Kuko.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, duke e njoftuar ambasadorin Kuko për gjendjen e sigurisë në vend ka thënë se në Kosovë, tani ka siguri të plotë për të gjithë qytetarët e saj. Kosova tani po konsolidon të gjitha institucionet e sigurisë që janë në interes për shtetin dhe gjithë qytetarët pa dallim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Në Kosovë ka siguri të plotë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çekia nuk i redukton trupat në Kosovë
» Topi: Të ruhet maturia politike në Kosovë
» Topi: Të ruhet maturia politike në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: