Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Inter i hidhëruar me Realin për shkak të kontaktit me Mourinhon

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Powery
Moderator
Moderator
Powery


Numri i postimeve : 90
Pikët : 260
Join date : 19/05/2009

Inter i hidhëruar me Realin për shkak të kontaktit me Mourinhon Empty
MesazhTitulli: Inter i hidhëruar me Realin për shkak të kontaktit me Mourinhon   Inter i hidhëruar me Realin për shkak të kontaktit me Mourinhon EmptyThu May 21, 2009 10:32 pm

Inter i hidhëruar me Realin për shkak të kontaktit me Mourinhon Mourinho49d6e4ps1

Drejtori teknik i Interit, Gabriele Oriali, thotë se klubi italian ka qenë në dijeni për kontaktin që Reali e ka bërë me Mourinhon, por thotë se ata janë të hidhëruar me mënyrën me të cilën është realizuar ky kontakt.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se kandidati për president të Realit, Florentino Perez, dëshiron që Jose Mourinho ta marrë drejtim klubin mbretëror, ndërsa nerazurët po ashtu kanë pohuar ofertën e ekipit spanjoll.

“E kemi ditur se Real Madrid ka bërë ofertë te Mourinho, edhe pse klubi spanjoll ka përdorë metoda të pazakonshme dhe jo të drejta. Mendoj se për shkak të raporteve të mira të dy klubeve, do të ishte shumë më mirë nëse së pari do të kontaktohej Massimo Moratti”, ka thënë Oriali.

“Megjithatë mendoj se Mourinho do të mbetet në Inter. Ky është vetëm mendimi im, në fund për përgjigjen e saktë do të duhet ta pyetni atë. Por ai dëshiron të mbetet këtu dhe të përpiqet ta përfundojë ciklin e rëndësishëm të cilin e kemi filluar”, ka shtuar italiani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Inter i hidhëruar me Realin për shkak të kontaktit me Mourinhon
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pellegrini: Nuk do ta ndërroj filozofinë për shkak të Realit
» Mourinho: E kam refuzuar Realin një herë
» Zizu: Kaka ka nënshkruar për Realin
» Maicon mund të largohet nga Inter
» Toldo: Ibra do të qëndrojë tek Inter

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: