Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Opozita bashkohet rreth datës së zgjedhjeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Opozita bashkohet rreth datës së zgjedhjeve Empty
MesazhTitulli: Opozita bashkohet rreth datës së zgjedhjeve   Opozita bashkohet rreth datës së zgjedhjeve EmptyTue Jun 09, 2009 8:20 pm

Partitë opozitare në Kosovë kanë nënshkruar të martën një marrëveshje, me të cilën i kërkohet presidentit Fatmir Sejdiu që të shpallë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale gjatë gjysmës së dytë të tetorit. Tri partitë opozitare në Parlamentin e Kosovës, AKR, LDD, AAK, janë mbështetur edhe nga tri parti jashtë Parlamentit, ORA, PD dhe PSD.

Opozita bashkohet rreth datës së zgjedhjeve F.0609163817111_m

Në marrëveshjen e përbashkët të këtyre gjashtë subjekteve politike shprehet shqetësimi me zvarritjet evidente në procesin e përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve lokale, të cilat thuhet se janë shfaqur në trajtë të shtyrjes se konsultimeve të presidentit Sejdiu me partitë politike dhe të shpalljes së datës së këtyre zgjedhjeve.

Marrëveshja është lexuar nga Ibrahim Makolli, nënkryetar i Aleancës Kosova e Re. “Ne, nënshkruesit e kësaj Marrëveshjeje, jemi të bindur që kjo është koha më e mirë për organizimin e zgjedhjeve lokale, për shkak se në këtë mënyrë do të mundësohet një dalje më e madhe e votuesve në zgjedhje”, ka thënë ai.

“Shpallim këtë marrëveshje; AKR, LDD, AAK, ORA, PD dhe PSD propozojnë që zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e dytë të muajit tetor, gjë që është plotësisht në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet Lokale”, është shprehur Makolli.

Marrëveshja e opozitës për zgjedhjet u tha se do t’i procedohet presidentit të Kosovës, si autoriteti kompetent për shpalljen e datës së zgjedhjeve të lira.

Duke iu përgjigjur kërkesave të opozitës, zëdhënësi i presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri, tha se presidenti Fatmir Sejdiu do ta caktojë datën e zgjedhjeve pas një raundi të ri konsultimesh me partitë politike dhe me KQZ-në.

Organizimi i zgjedhjeve në muajin tetor, sipas opozitës, do të mundësonte praninë monitoruese ndërkombëtare, që zgjedhjet t’i përmbushin kriteret për të qenë të lira dhe demokratike.

Po ashtu, në marrëveshje thuhet se rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e komunave do të mbahej në gjysmën e nëntorit, kurse konstituimi i qeverisjes lokale do të bëhej në pjesën e parë të muajit dhjetor, apo para përfundimit të vitit. /Radio Evropa e Lirë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Opozita bashkohet rreth datës së zgjedhjeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rreth 500 serbë protestojnë kundër kontrollit doganor në veri
» LDD: Të caktohet data e zgjedhjeve sa më parë
» LDD: Të caktohet data e zgjedhjeve sa më parë
» PD kundër shtyrjes eventuale të zgjedhjeve
» Data e zgjedhjeve pas takimit me KQZ-në dhe përfaqësuesit e partive politike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: