Udhëheqësit e Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit ranë dakord gjatë një takimi të nivelit të lartë në Teheran t’i hapin takimet e ardhshme edhe për palë të tjera, mbase edhe Shtetet e Bashkuara.Presidentët Ahmadinejad, Karzai dhe Zardari u takuan tw dielën për të diskutuar çështje të sigurisë rajonale.
Presidenti i Afganistanit Karzai kërkoi nga homologët e tij të lejojnë vendet e tjera të marrin pjesë në takimet e ardhshme çka u pranua nga pala iraniane dhe ajo pakistaneze.
Afganistani po përpiqet të luftojë kryengritjen talibane gjithnjë në rritje dhe prodhimin e narkotikëve në vend me ndihmën e trupave të NATO-s.
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë mbështetje nga fqinjët afganë për stabilizimin e vendit, përfshirë Iranin. Washingtoni nuk ka pasur marrëdhënie zyrtare me Teheranin prej 3 dekadash.
Por, presidenti iranian Ahmadinejad shfrytëzoi takimin për të kritikuar praninë e trupave të huaja në rajon duke thënë se ato nuk kanë kontribuar në sigurinë rajonale