Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Pritet një bum njohjesh për Kosovën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Pritet një bum njohjesh për Kosovën Empty
MesazhTitulli: Pritet një bum njohjesh për Kosovën   Pritet një bum njohjesh për Kosovën EmptyTue May 26, 2009 1:12 pm

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha në një intervistë për BBC-në ka paralajmëruar një valë të re njohjesh të pavarësisë së Kosovës nga vendet e botës islame. Ai e ka cilësuar shumë të rëndësishme miratimin e një rezolute për Kosovën nga Organizata e Konferencën Islamike gjatë samitit treditësh të mbajtur në Damask të Sirisë.
Pritet një bum njohjesh për Kosovën F.0526010624399_m
Rezoluta, që u hartua nga Shqipëria, ndërsa u hodh në votim me propozim të Arabisë Saudite, u miratua me unanimitet nga 57 vendet anëtare të Organizatës, përkundër përpjekjeve të Serbisë për ta penguar miratimin e saj.

Basha e ka cilësuar miratimin e kësaj rezolute si një sukses të madh për Kosovën, për diplomacinë shqiptare dhe për përpjekjen e përbashkët për njohjen e Kosovës në planin ndërkombëtar nga një numër sa më i madh shtetesh brenda një kohe sa më të shkurtër.

“Unë jam shumë optimist se kapitulli i ri i njohjeve i hapur me Arabinë Saudite dhe që ka vazhduar me këto dy shtetet tjera do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt që vijojnë dhe se kjo rezolutë dhe klima e përgjithshme pozitive, të cilën Kosova e ka ndërtuar nëpërmjet sjelljes së matur dhe të drejtë të autoriteteve të saj, qeverisë së Kosovës, shmangies së provokimeve, konsolidimit të shtetit ligjor, kuadrit ligjor në vend, duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen e minoriteteve dhe stabilizimit tërësor të situatës brenda në Kosovë dhe në rajon, do të reflektohet padyshim me një bum njohjesh në periudhën që do të vijë”, ka thënë Basha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Pritet një bum njohjesh për Kosovën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» AKR: El Salvadori do ta njohë Kosovën më 2 qershor
» Franca garanton mbështetjen për Kosovën
» Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: