Organizata e Konferencës Islamike ka miratuar rezolutën për Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Kosovës. Sipas një komunikate për media, rezoluta është miratuar pa pësuar ndonjë ndryshim dhe ashtu siç është propozuar fillimisht nga Araba Saudite. Kjo rezolutë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës. Rezoluta është hartuar nga Shqipëria përderisa është propozuar për votim nga Arabia Saudite, e cila konsiderohet si vend më me ndikim tek vendet anëtare të Konferencës.
Rezoluta po ashtu obligon Sekretariatin e Konferencës që të raportojë për zhvillimet në Kosovë. Ndërsa gjatë ditës, edhe Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që ta njohin sa më parë pavarësinë e Kosovës.
Turqia u kërkon vendeve arabe ta njohin Kosovën
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që ta mbështesin Kosovën.
Gjatë fjalimit të tij në takimin e 36-të të ministrave të jashtëm të kësaj organizate, kryediplomati turk ka thënë se vendi i tij është i kënaqur që disa vende të Konferencës Islamike e ka njohur tashmë Kosovën.
“Turqia është e kënaqur që disa vende të këtij komuniteti e kanë njohur Kosovën. Konferenca Islamike duhet të vazhdojë ta mbështesë ndërtimin e shtetit të Kosovës, ashtu siç ka bërë edhe me Bosnjë-Hercegovinën”.
Ndërsa mediat armene kanë raportuar për një bllokim të Rezolutës për Kosovën, e cila pritet të hedhet sot pasdite për votim. Sipas tyre, Siria, Egjipti dhe Azerbajxhani kanë arritur të ndryshojnë tekstin e rezolutës