BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Adela: Kisha shumë ankth brenda Thu May 28, 2009 8:54 pm | |
| Banorja më e famshme e edicionit të sivjetmë të shout real “Big Brother Albania”, Adeljada, e cila përfundoi e dyta në garën për të fituar 70.000 euro, është shprehur se kishte pasur shumë frikë për ditën kur do të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.“Kisha shumë ankth. Për puthjen që njerëzit kishin parë, për Adelën që ishte aty brenda, nga dita e parë deri kur dola. Nuk e dija si do më prisnin. Nuk e dija nëse pëlqehesha unë jashtë si njeri, apo gjykohesha nga të tjerët. Fakti që kalonin javë dhe kuptoja që njerëzit më donin aty brenda më bënte të kuptoja diçka. Vetëm ne që kemi jetuar aty brenda e dimë se aty është një pasiguri e madhe për gjërat që ndodhin dhe nuk e ke idenë se si mund të duken”, është shprehur Adela në emisionin “Top Show”. Ndërkohë, Adela ka zbuluar se Qetsori ka fituar me vetëm 100 vota më tepër kundrejt saj: “Pjesa më e madhe e publikut më ka votuar dhe më ka mbështetur. Janë vetëm 100 (votues) më shumë që e kanë votuar Qetsorin”. | |
|