BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Sejdiu do ta shpallë datën brenda afatit ligjor Sun Jun 07, 2009 12:50 pm | |
| Ndonëse ishte paralajmëruar se këtë javë do të caktohet data e zgjedhjeve lokale në Kosovë, presidenti Sejdiu kërkon vazhdimin e konsultimeve me partitë politike dhe institucionet tjera.Zëdhënësi i presidentit, Xhavit Beqiri, thotë se pavarësisht pritjeve që data e zgjedhjeve lokale të shpallej këto ditë, presidentit Fatmir Sejdiu i është dashur edhe pak kohë dhe konsultime para se të marrë vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale. Sipas zëdhënësit Beqiri, presidenti i Kosovës do ta shpallë datën brenda afatit ligjor, pa e rrezikuar procesin, siç shpreh dyshime opozita. Gjithsesi, brenda afatit ligjor, presidenti Sejdiu do të shpallë datën e zgjedhjeve lokale, duke pasur parasysh koordinimin me subjektet politike dhe qëndrimin e tyre për datën e zgjedhjeve. “Presidentit Sejdiu i nevojiten edhe pak konsultime me subjektet politike dhe me akterë të tjerë të përfshirë në çështjen e organizimit të zgjedhjeve, do të thotë me përfaqësues të institucioneve dhe KQZ-në. Besojmë se shumë shpejt do të përmbyllet edhe ky proces; gjithsesi, brenda afatit ligjor, presidenti Sejdiu do të shpallë datën e zgjedhjeve lokale, duke pasur parasysh koordinimin me subjektet politike dhe qëndrimin e tyre për datën e zgjedhjeve”, është shprehur zëdhënësit Beqiri. | |
|