Numri i postimeve : 90 Pikët : 260 Join date : 19/05/2009
Titulli: Sejdiu kërkon nga KQZ një proces zgjedhor korrekt Tue Jun 02, 2009 9:23 pm
Presidenti Fatmir Sejdiu priti të martën Nesrin Lushta, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Xhemajl Peqani, kryeshef i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor, me të cilët bisedoi për përgatitjen që po bëhen për zgjedhjet e sivjetme lokale.
Presidenti Sejdiu kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëhet gjithçka që është e mundur për të përgatitur një proces zgjedhor korrekt dhe të ndershëm, i cili do t’u garantonte qytetarëve sigurinë e votës së tyre.
Presidenti Sejdiu shprehu përkrahjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës për KQZ-në, sidomos në këtë proces zgjedhor.
Ai ritheksoi se shumë shpejt do të takohet me përfaqësuesit e partive politike, që të arrihet ujdia për datën e zgjedhjeve lokale.
Nga ana e tyre, Lushta dhe Peqani e njoftuan Sejdiun për përgatitjet që po bën KQZ për procesin zgjedhor, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion.