Numri i të infektuarve nga virusi H1N1, ka arritur në 13 mijë njerëz. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se në Meksikë nga kjo sëmundje ngjitëse humbën jetën 90 persona, ndërsa në SHBA, 10 persona. Në raportin më të ri theksohet se deri tani janë vërtetuar 12.954 raste të të infektuarve nga gripi A. Sipas OBSH-së, vetëm në Afrikë deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i gripit.