BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Beograd: Nuk ka marrëveshje të reja me EULEX-in Sat Jun 06, 2009 11:45 am | |
| Ministria për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka mohuar tw premten se Beogradi ka arritur marrëveshje shtesë me misionin EULEX, lidhur me procedurën për kalimin e pikave doganore.“Kemi të bëjmë vetëm me vërtetim të protokolleve të nënshkruara me UNMIK-un, sipas rezolutës 1244”, thuhet në një kumtesë nga kjo ministri. Më tutje, theksohet se dogana është njëra nga gjashtë pikat e raportit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, nga nëntori i vitit 2008. “Serbia nuk do të pajtohet me vendime të njëanshme dhe me veprime që nuk janë në harmoni me Rezolutën 1244 dhe me raportet e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe kjo ka të bëjë edhe me misionin EULEX”, thuhet në kumtesën e Ministrisë. Zëdhënësja e misionit EULEX, Alexandra George, ka thënë se EULEX-i “ka marrëveshje” me qeverinë e Serbisë për vendosjen e personelit ndërkombëtar doganor në dy pika në veri të Kosovës. /REL/ | |
|