BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Kërkohet përfshirja e ASHAK-ut në krijimin e strategjive të reja Mon Jun 08, 2009 4:56 pm | |
| Ministri i Administratës Publike, Arsim Bajrami ka pritur të hënën në takim kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Besim Bokshin, me të cilin ka biseduar për objektin në ndërtim të ASHAK-ut, i cili tashmë ka arritur në fazën përfundimtare.
Qeveria e Republikës së Kosovës, siç u shpreh ministri Bajrami me këtë rast, ka dëshmuar se është e interesuar të krijojë kushte të favorshme për punën e Akademisë së Shkencave. Bajrami tha se ndërtesa e re e ASHAK-ut, e cila pritet të përfundojë në muajin tetor të këtij viti, do të jetë njëra nga ndërtesat më moderne në shtetet e Evropës Juglindore dhe do të krijojë hapësirën e nevojshme për punën e Akademisë, si promotore e zhvillimeve në shtetin e ri të Kosovës. Gjithashtu, ai ka shprehur interesimin dhe kërkesën e Qeverisë së Kosovës, që kjo Akademi, të kyçet në krijimin e strategjive të reja për zhvillimin ekonomik dhe teknologjik, si dhe të jap kontributin e saj shkencor edhe në afirmimin ndërkombëtar të shtetit. Bokshi, me këtë rast, falënderoi ministrin dhe Qeverinë për punën dhe interesimin e sinqertë, siç tha ai, për të krijuar kushtet dhe hapësirën e nevojshme për funksionimin e Akademisë së Shkencave. “Kjo na hap rrugë për veprimtari më të frytshme e të gjithanshme të Akademisë”, tha Bokshi, i cili gjithashtu u shpreh i kënaqur me interesimin e Qeverisë që Akademia të kyçet në proceset e mëtutjeshme, për të dhënë kontributin e saj shkencor dhe intelektual. | |
|