Në një goditje tjetër te fuqishme ndaj autoritetit të kryeministrit britanik, Gordon Brown, një anëtar i qeverisë së tij ka shpallur dorëheqjen e tij duke i bërë thirrje Brownit që edhe ai ta bëjë këtë. Sekretari britanik për punë dhe pensione, James Purnell, tha se vazhdimi i Brownit në krye të qeverisë dhe partisë laburiste do ta bënte më të ngjashme një fitore të konservatorëve në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë disa ministra të tjerë të kabinetit të Brownit, përfshirë edhe sekretarin e Jashtëm David Milliband kanë shprehur mbështetjen për Brown.
Por deputete të tjerë laburistë si Barry Sherman kanë sugjeruar balotazh partiak për postin e Brownit.
Ndërkohë udhëheqësi i opozites, kryetari o partisë konservatore, David Cameron ka thënë se qeveria e Brownit ishte duke u rrënuar dhe se duhet zhvilluar zgjedhje të përgjithshme menjëherë.
Parnell është ministri i tretë i kabinetit që jep dorëheqje gjatë kësaj jave, pas sekretares së brendshme Jacqie Smith dhe sekretares për komunitete, Hazel Blears.
Tani Brown duhet të vendos nëse mund ta shpëtoj postin e tij duke bërë ndryshime në kabinetin e tij.