Avokatët e ish-udhëheqësit serbo boshnjak, Radovan Karadziç pritet të njoftojnë të hënën se t'i kërkojnë Gjykatës së Hagës shpalljen e pafajësisë së klientit të tyre.Ata kanë paralajmëruar një konferencë për shtyp jashtë Gjykatës ku pritet ta mbështesin kërkesën e tyre në një marrëveshje që z. Karaxhiç pretendohet se ka patur me ish-të dërguarin amerikan në Bosnjë, Richard Holbrooke.
Z. Karaxhiç pretendon se z. Holbrooke ishte i autorizuar nga OKB-ja në vitin 1996, kur i premtoi atij imunitet nga ndjekja penale nëse do të largohej nga politika.
Ai i ka kërkuar OKB-së dokumenta që mbështesin kërkesën e tij.
Z. Holbrooke, që aktualisht është i dërguari i posaçëm për Afganistanin dhe Pakistanin, nuk e pranon ekzistencën e një marrëveshje të tillë.
'Jashtë juridiksionit'
Korrespondentja e BBC-së në Hagë thotë se nuk ka gjasë të ndodhë ajo që kërkon z. Karaxhiç: shpallja e pafajësisë.
Gjykatësit argumentojnë se çfarëdo marrëveshje që pretendohet të ketë patur, ajo do të ishte jashtë juridiksionit të Gjykatës.
Por kjo pritet të diskutohet në një konferencë para-gjyqësote muajin e ardhshëm.
Radovan Karadxhiç u arrestua vjet në Serbi.
Ai akuzohet për genocid në lidhje me masakrën e myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995.