BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Kërkohet mbyllja e kampeve rome në veri Tue May 26, 2009 8:40 pm | |
| Dy kampet në veri të Mitrovicës, në të cilat jeton komuniteti rom, është parë e nevojshme të mbyllen sa më shpejt. Në konferencën “Avancimi i pozitës së romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve -domosdoshmëri për shoqërinë kosovare”, organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, është thënë se edhe buxheti për integrimin e këtyre pakicave duhet të rritet. Shaip Muja ka thënë se qeveria ka krijuar mekanizma konkretë për zgjidhjen e këtij problemi dhe, sipas tij, tash është koha e fundit kur duhet të mbyllen kampet në veri të Mitrovicës. Ai ka thënë se ekzekutivi ka bërë një plan dhe brenda 4 ose 5 muajsh këto dy kampe do të mbyllen. Luan Shlllaku nga fondacioni Soros ka thënë se miratimi i strategjisë të qeverisë së Kosovës për këto komunitete është një projekt i mirë, por sipas tij, duhet të bëhet më shumë që dy kampet në veri të mbyllen sa më shpejt. Ndërsa drejtori i Roma Iniciative, Bernard Rorke, ka thënë se gjatë viteve të kaluara ka pasur përparime, por duhet ende të bëhet më shumë për integrimin e këtyre komuniteteve. Ndërsa Veton Surroi, kryetar i Bordit të këtij klubi, ka përmendur faktin se Kosova ka përparësi se ka pakon e minoritareve. Ndërsa, sipas tij, helmimi i romëve nuk është vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, por është edhe keqësues i pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Kosova duhet të aplikojë sa më parë për t’u bërë anëtare e dekadës së romëve, ka thënë Surroi. | |
|