Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Vazhdon debati për shpenzimet e deputetëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Vazhdon debati për shpenzimet e deputetëve Empty
MesazhTitulli: Vazhdon debati për shpenzimet e deputetëve   Vazhdon debati për shpenzimet e deputetëve EmptySun May 24, 2009 4:24 pm

Çështja e shfrytëzimit të fondeve nga kontributet e taksapaguesve për shpenzime personale nga ana e deputetëve britanikë vazhdon të zërë ballinat e të përditshmeve kryesore të vendit.
Vazhdon debati për shpenzimet e deputetëve 20090521040505houses_of_parliament_lead_203x152
The Times hapet me lajmin se "Deputetë të tjerë tërhiqen, teksa shtohet zemërata e publikut". Një deputet laburist dhe një konservator kanë njoftuar se nuk do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme megjithëse, sipas tyre, duke kërkuar riimbursim për shpenzimet e tyre personale nuk kanë bërë asgjë të kundraligjshme. Në një intervistë për BBC-në, një nga deputetët e njohur konservatorë, Antony Steen, fajësoi zgjedhësit e tij të cilët, sipas tij, ishin "xhelozë" ngaqë ai kishte shtëpi të madhe. Emri i zotit Steen, banesën e të cilit vëzhguesit e kanë krahasuar me rezidencën mbretërore në Balmoral, ka dalë në aferën e shpenzimeve për përdorimin e 90 mijë stërlinave nga paratë e taksapaguesve, mes të tjerash edhe për mirëmbajtjen e banesës së tij të dytë. The Times shkruan se deputeti Steen ka kërkuar me vonë ndjesë, kur lideri i konservatorëve, David Cameron, e paralajmëroi për përjashtim nga partia.

Nën okelion "Skandali i Shpenzimeve", The Independent boton fotot e deputetëve të përfshirë në skandalin e shpenzimeve nga të gjithë krahët e spektrit politik. Gazeta shkruan se ndryshimet drastike janë e vetmja rrugë që Dhomës së Komuneve t'i kthehet respekti që gëzonte deri tani.

Gazeta që hapi rrugën e debatit publik për shpenzimet e deputetëve, The Daily Telegraph i kushton të premten 9 faqet e para atij që e quan "Hetim për dosjet e shpenzimeve". Gazeta ofron hollësi për shpenzimet e parlamentareve nga fondet e taksapaguesve dhe sjell shembuj që nga faturat për blerje peshqirësh e deri tek ndërtimi i një ishulli lundrues prej derrase për rosat në liqenin artificial në oborrin e një deputeti.

Dhoma e Ulët e Parlamentit Britanik, e njohur si Dhoma e Komuneve etiketohet si "Dhoma e Tmerreve" në gazetën The Financial Times. "Mëma e gjithë parlamenteve është njollosur nga skandali", shkruan gazeta. Në unison me thirrjet e ditëve të fundit për nevojën e reformimit të thellë të parlamentit britanik, The Financial Times analizon se ndoshta "nuk është fjala për një revolucion të vërtetë por, me pak fat, mund të shënohet fundi i një epoke." Duke iu referuar procedurave aktuale parlamentare, gazeta shkruan se deri tani "kishim një botë deputetësh, ruajtja e dinjitetit të të cilëve nuk i hapte rruge kontrollit publik dhe llogaridhënies".

The Guardian vëren se "publiku britanik nuk ka qenë kurrë më i pakënaqur me politikanët e vendit dhe se për kryerjen e ndryshimeve të nevojshme duhet një debat publik."

The Times në faqet e posaçme kushtuar kësaj çështjeje ofron masat që, sipas saj, duhen ndërmarrë për reformimin e sistemit. Në to përfshihet llogaridhënia direkte e deputetëve të përfshirë në aferën e shpenzimeve, ndryshimi i sistemit të zgjedhjes së deputetëve, zvogelimi i numrit të tyre, hartimi i nje Kushtetute të shkruar dhe përfshirja direkte e qytetareve, jo elitave, në propozimin e ligjeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Vazhdon debati për shpenzimet e deputetëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe Calderon kritikon Perezin per shpenzimet marramendese
» Juan vazhdon kontratën me Romën
» Nedved vazhdon edhe një sezon
» Zyrtare: Mourinho vazhdon kontratën me Interin
» Vucinic vazhdon me Romën deri në vitin 2013

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: