Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Po ndryshon qëndrimi amerikan ndaj Iranit?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Po ndryshon qëndrimi amerikan ndaj Iranit? Empty
MesazhTitulli: Po ndryshon qëndrimi amerikan ndaj Iranit?   Po ndryshon qëndrimi amerikan ndaj Iranit? EmptyMon May 25, 2009 2:50 pm

Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian, në dritën e bisedimeve të ardhshme për lëndët energjetike, qëndrimin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit dhe shpërdorimet financiare të deputetëve britanikë janë në qendër të vëmendjes së shkrimeve të shtypit të sotëm.
Po ndryshon qëndrimi amerikan ndaj Iranit? 20040921072056britpress203
Disa anëtarë të kabinetit të kryeministrit Braun, mes tyre dhe ministri i Financave, janë akuzuar se kanë përdorur fonde publike për të paguar llogaritarë për t'u marrë me financat e tyre.

Akuzat ngrihen në numrin e sotëm të gazetës THE DAILY TELEGRAPH, e cila që prej mbi dy javësh, ka boton hollësi të shpenzimeve që deputetët ia kanë faturuar shtetit.

Ndërsa afera vazhdon, udhëheqës të Kishës së Anglisë u kanë bërë thirrje votuesve që të mos dënojnë partitë e mëdha për aferën, duke mbështetur partitë e ekstremeve si Partia Kombëtare Britanike, BNP, pikëpamjet e së cilës, sipas tyre, mbjellin ndasi racore, - shkruan gazeta.

FINANCIAL TIMES analizon marrëdhinet amerikano-iraniane dhe paralajmëron mundësinë që administrata e presidentit Obama të zbusë qëndrimin ndaj Iranit dhe programit të tij bërthamor.

Në fakt, kjo e përditshme autoritative britanike thotë se kreu i ushtrisë amerikane, Majk Malen, mendon se është e mundshme që ShBA-të të pranojnë programin bërthamor të Iranit nëse ai heq dorë nga prodhimi i bombës bërthamore për çka, sipas tij, nevojiten një deri në tre vjet, që është më pak se parashikimet e shërbimit informativ amerikan.

THE GUARDIAN shkruan se autoritetet iraniane kanë bllokuar qasjen në Facebook, faqe kjo e internetit që shërben për ndërlidhjen sociale të të interesuarëve.

Sipas gazetës, Facebook është bërë armë e rëndësishme në fushatën paraelektorale për zgjedhjet presidenciale në Iran.

Me qëllim të mobilizimit, sidomos të votuesve të rinj, për zgjedhjet e 12 qershorit, kjo faqe posaçërisht është shfrytëzuar nga Husein Musavi, kandidat reformator nga radhët e opozitës.

Sipas gazetës, fakti se autoritetet vendosën bllokimin e Facebook-ut flet për qëllimin e tyre që të zvogëlojnë shanset e kundërshtarëve të presidentit aktual, Mahmud Ahmedinexhad.

FINANCIAL TIMES në një koment të vetin merret me ardhmërinë e marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë para bisedimeve për çështjen e furnizimit me lëndë energjetike.

Gazeta thotë se Brukseli nuk dëshiron përsëritjen e dimrit të kaluar kur për shkak të mosmarrëveshjeve mes Rusisë dhe Ukrainës mbetën pa ngrohje mijëra shtëpi në Evropën e Mesme dhe atë Lindore.

Me qëllim që diçka e ngjashme të mos përsëritet, BE dëshiron që Moska të nënshkruajë Marrëveshjen Evropiane të Energjisë të cilën e refuzon presidenti rus Medvedev. Ai e bëri këtë qartë të ditur në samitin ruso-evropian që u zhvillua javën e kaluar.

Sipas gazetës, BE-ja duhet të këmbëngulë nënshkrimin e marrëveshjes dhe të mos bjerë në kurth duke u lejuar rusëve fillimin e negociatave për traktatin e ri ndërkombëtar të energjisë, për çka angazhohet presidenti Medvedev, por për të cilën gazeta thotë se është e panevojshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Po ndryshon qëndrimi amerikan ndaj Iranit?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Policia bën kallëzim penal ndaj Ivanoviqit dhe Jakshiqit
» Rama: Shqipëria po ndryshon për një grusht njerëzish
» Vizita e Bidenit, sinjal i angazhimit amerikan në Ballkan
» Beckham: I përkushtuar ndaj LA Galaxy
» Del Piero kërkon hakmarrje ndaj Lazios

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: