Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Kosova, sot anëtare e Bankës Botërore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
DjMana
Super Moderator
Super Moderator
DjMana


Aries Numri i postimeve : 211
Pikët : 525
Join date : 19/05/2009
Age : 31
Location : tHeRaNdA

Kosova, sot anëtare e Bankës Botërore Empty
MesazhTitulli: Kosova, sot anëtare e Bankës Botërore   Kosova, sot anëtare e Bankës Botërore EmptyWed Jun 03, 2009 7:32 pm

Kosova, sot anëtare e Bankës Botërore

Kosova, sot anëtare e Bankës Botërore F.0602170832491_m

Përderisa të mërkurën (sot) përmbyllet procesi i votimit për
anëtarësimin e vendit tonë në Bankën Botërore, guvernatori i Bankës
Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi në prononcim për Radio Dukagjinin
ka theksuar se Kosova do të marrë votat e nevojshme nga po ato vende që
votuan pro anëtarësimit së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Ashtu
siç e kishte paralajmëruar anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar
Ndërkombëtar, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim
Rexhepi ka paralajmëruar edhe anëtarësimin në Bankën Botërore.
“Kam informacione mjaft të sakta. Kjo çështje do të kryhet me sukses
duke e marrë parasysh se procesi i votimit për Fondin Monetar
Ndërkombëtar ka shkuar në mënyrë jashtëzakonisht të suksesshme, të
njëjtat vende do të votojnë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bankën
Botërore”
Guvernatori Rexhepi ka theksuar se anëtarësimi në Bankën Botërore do të krijojë lehtësira në marrjen e kredive.
“Për dallim nga FMN-ja, Banka Botërore ka rol më të madh në
mbështetjen e projekteve të ndryshme zhvillimore të Kosovës në
mundësinë e marrjes së linjave të marrjes së kredive nga Banka Botërore
për këto projekte. Pra Kosovës po i hapet një derë e re dhe e fuqishme
për realizimin e projekteve të mëdha”
Rexhepi ka shtuar se anëtarësimi në Bankën Botërore, do të krijoi siguri edhe më te madhe për investitorët e huaj në Kosovë.
Procesi i votimit përmbyllet sot, ndërkohë që duhet pritur më shumë se një javë që të kumtohet rezultati definitiv.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova, sot anëtare e Bankës Botërore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit
» Kosova mund të anëtarësohet në KE
» Kosova U-20 në gjysmëfinale të Monthey 2009
» Thaçi: Kosova vendi më i sigurt në Ballkan
» Sjam Tradhtar (Jeta e Hidhur) Mehmet Kosova

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: