BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Haradinaj kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen më 25 tetor Sat May 23, 2009 8:27 pm | |
| Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar të premten një letër presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ku i ka sugjeruar atij që zgjedhjet lokale të mbahen më 25 tetor të këtij viti.“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka analizuar me kujdes zhvillimet rreth organizimit të zgjedhjeve lokale 2009 e në veçanti rreth orarit zgjedhor dhe ka vendosur të sugjeroj datën 25 tetor 2009 si ditë më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2009”, thuhet fillimisht në këtë letër. Ky propozim – siç theksohet në letër – “vjen pas diskutimeve dhe analizave që i kemi bërë në kuadër të kryesisë qendrore të AAK-së, e që për bazë kanë arsyet subjektive, në radhë të parë motin si dhe nevojën për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhjet e para në shtetin e Kosovës”. Kjo periudhë kohore, sipas Haradinajt, mundëson që zgjedhjet në balotazh të zhvillohen jo më vonë se mesi i muajit nëntor 2009. “Po ashtu, vlerësojmë si të nevojshme për strukturat komunale që konfirmimi zgjedhor të bëhet para fillim vitit 2010”, theksohet më tej në letër. “Duke ju falënderuar për mirëkuptim, ju ftojmë që brenda afatit më të shkurtër kohor në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e vendit dhe me Ligjin për zgjedhje lokale, të shpallni datën e mbajtjes së zgjedhjeve në nivelin lokal”, përfundon letra e liderit të AAK-së. | |
|