Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Obama ne faqen e AlbaNurit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 31
Location : n'Pc

Obama ne faqen e AlbaNurit Empty
MesazhTitulli: Obama ne faqen e AlbaNurit   Obama ne faqen e AlbaNurit EmptySun May 24, 2009 11:11 am

Obama ne faqen e AlbaNurit Barak_obama
Barak Obama prej neser President i shtetit me te forte ne bote. I vetmi President qe e ka vizituar web faqen shqiptare AlbaNur permes linkut ne Facebook para se te promovonte kandidaturen e tij per president. Pra, para dy viteve. Gjithashtu Obama eshte nje nga te paret qe profilin e tij e ka pasur ne facebook.

Ne jemi te lumtur qe kemi pasur rastin qe Barak Obama te na klikoj faqen tone shqiptare versionin Anglisht. Sidomos kur ka lexuar shkrimin e Albin Kurtit

Arbitrariness of Police Justice


Shume te tjera faqe na kane inati dhe shume politikan, por e verteta eshte ndryshe. Shqiptaret jashte Kosove nuk mendojne si ata qe jane brenda... Ma shume informata nuk ju japim...
Presidenti i zgjedhur Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle këndojnë dhe kërcejnë bashkë me këngëtarët, këngën “We are one”, gjatë festës se inaugurimit presidencial në memorialin e Lincoln-it në Washington. Foto: Reuters.
Kush e bënë Obama-n të kërcej?
Çfarë ka në iPod-in e tij presidenti i zgjedhur Barack Obama. Kjo shumë shpejt mund të bëhet sekret shtetëror, por muzikanti Stevie Wonder, Garth Brooks dhe Pete Seeger të gjithë ishin në vëmendjen presidentit në koncertin e presidentit që u organizua të dielën.


Obama, dhe gruaja e tij Michelle me vajzat Malia dhe Sasha, të cilët ishin të ulur në të njëjtin vijë me zëvendës presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe gruan e tij Jill përderisa Bruce Springsteen këndonte këngën “The Rising” dhe Mary j. Blige bëri një paraqitje me këngën “Lean on Me”.

Me herët në këtë koncert, vajza e Obama-s, Sasha, dukej paksa e mërzitur bashkë me Malia në krahun e nënës se tyre. Obama bashkë me Biden kishin marrë familjet e tyre dhe ishin ngjitur në skenën e punuar nga xhamat.

Por, shenjat e para të gjallërisë u shfaqën kur Garth Brooks doli në skenë dhe këndoj këngën e tij të parë "American Pie" dhe pastaj këngën "Shout", gjatë se cilës zonja e parë ngriti për herë të parë duart lart në ajër bashkë me Sasha-n.

Pastaj u shfaqën Stevie Wonder, Usher dhe Shakira – që i jepen koncertit një llollojshmëri ngjyrash muzikore. Wonder dhe Usher janë afro-amerikan përderisa Shakira ka përzierje kolumbiane dhe libaneze. Me këngën e Wonder-it “Higher Ground”, Obama u ngrit në këmbë dhe vallëzoj pak.

Obama u ngrit me familjen e tij përderisa Jamie Foxx bërtiti, "Chi-town, stand up!" Presidenti i zgjedhur po ashtu buzëqeshi me zemër përderisa Jamie Foxx bënte humor dhe fliste për monotoninë që krijojnë politikanët.

Obama-t kënduan se bashku këngën "This Land is Your Land" që u kënduan nga Bruce Springsteen, Pete Seeger dhe nipi i Seeger, që bëri që turma të dëgjohet nga memoriali Lincoln deri tek monumenti në Washington.

Ata, po ashtu, kënduan me Beyonce përderisa ajo këndoj këngën "My Country 'Tis of Thee".

Jon Bon Jovi, Sheryl Crow, Josh Groban, John Mellencamp dhe grupi irlandez U2 po ashtu kanë kënduar. Kurse kanë folur edhe aktorët; Steve Carell, Queen Latifah, Denzel Washington and Tiger Woods.

Sarah Rohrer, nga Dayton-i i Ohio-s është njëra nga shikueset e koncertit. Pavarësisht temperaturave të ftohta ajo kishte dalë për të përcjell koncertin. Rohrer kishte ardhur në Washington për të bërë biznes por kishte qëndruar edhe disa ditë me tepër për të shkuar në koncert sepse ajo dëshironte ta shijonte këtë ngjarje.

“Kemi një shpirt të ri të involvuar në politikë”, tha ajo.

Memoriali është një gur prove për afro-amerikanë. Ishte ky vend ku këndoj Marian Anderson me 1939 pasi ishte burgosur nga Gjykata Kushtetuese për shkak të racës se saj dhe është ky vend ku Martin Luther King Jr mbajti fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr”.

Duke folur në memorialin e Abraham Lincoln, ku ai mori zyrën e tij pas Luftës Civile, Obama, ka shprehur optimizmin e tij pavarësisht faktit që ai do ta pret kriza ekonomike që ka mbretëruar këto dy ditë të fundit, që nga kriza ekonomike në vitin 1930.
“Nuk ka dyshim që rruga e jonë do të jetë e gjatë. Hapat tonë do të jenë një ngritje”, ka shtuar ai. “Por kurrë mos harroni që karakteri i vërtet i kombit tonë nuk është shpalosur në kohëra të mira dhe të lehta, por ne kemi vepruar drejt në momente të vështira”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Obama ne faqen e AlbaNurit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Obama në Kajro do t’u drejtohet myslimanëve
» Jolie mendon se Obama është seksi
» Presidenti Obama njofton strategjinë kibernetike
» Obama vizitoi ish kampin e përqendrimit Buchenwald
» Presidenti Obama dënon provën bërthamore të Penjanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: