Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Krasniqi: Kuvendi s’mund të shkarkojë kreun e policisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 31
Location : n'Pc

Krasniqi: Kuvendi s’mund të shkarkojë kreun e policisë Empty
MesazhTitulli: Krasniqi: Kuvendi s’mund të shkarkojë kreun e policisë   Krasniqi: Kuvendi s’mund të shkarkojë kreun e policisë EmptyTue May 26, 2009 8:44 pm

Kuvendi i Kosovës, nuk ka të drejtë të shkarkojë kreun e Policisë së Kosovës, ka thënë kryeparlamentari Jakup Krasniqi në përgjigje të kërkesës së Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e kreut të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, duke e vlerësuar si kërkesë në adresë të gabuar.
Krasniqi: Kuvendi s’mund të shkarkojë kreun e policisë F.0526162821941_m
"Kuvendi mund të kërkojë shkarkimin e njerëzve që i ngarkon me përgjegjësi, Kuvendi nuk merret me shkarkimin e administratorëve të shërbimit publik të cilido nivel qofshin, prandaj nganjëherë kërkesat edhe të kryetarëve të komisionit edhe të komisionit janë pa adresë dhe nuk kanë bazë ligjore", ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka paralajmëruar se procesi i zgjedhjes së avokatit të popullit do të përfundojë këtë javë.

Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës ka rekomanduar të martën edhe njëherë që qeveria ta shkarkoi drejtorin e Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, pasi sipas këtij komisioni, ende nuk ka diçka konkrete në zbulimin e autorëve të vjedhjes në dhomën e dëshmive.

Ky komision ka kërkuar që Inspektorati i Policisë të jetë i përfshirë në procesin e hetimeve, pasi sipas tyre, puna që po bën Task forca është joligjore.

Ekspertë të sigurisë dhe ligjvënës në Kosovë, kanë thënë se për plaçkitjen e rëndë në policinë e Kosovës, duhet të japin dorëheqje morale përgjegjësitë kryesorë të institucioneve të sigurisë.

Ndërkaq, opozita ka kërkuar që rasti i vjedhjes në policinë e Kosovës të hetohet nga EULEX-i.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Krasniqi: Kuvendi s’mund të shkarkojë kreun e policisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuvendi i Kosovës merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
» Kosova mund të anëtarësohet në KE
» Maicon mund të largohet nga Inter
» Menez mund të largohet nga Roma
» Toni: Mund të largohem nga Bayerni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: