DjMana Super Moderator
Numri i postimeve : 211 Pikët : 525 Join date : 19/05/2009 Age : 31 Location : tHeRaNdA
| Titulli: Kosova mund të anëtarësohet në KE Fri Jun 05, 2009 5:16 pm | |
| Kosova mund të anëtarësohet në KENuk është e domosdoshme që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, ka deklaruar të enjten drejtori i përgjithshëm për demokracinë dhe marrëdhëniet politike në KE, Jean-Louis Laurens, bën të ditur e përditshmja Lajm.“Nuk ekziston asnjë dokument, ku thuhet se para anëtarësimit në KE nevojitet anëtarësimi në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Laurens, duke shtuar se, kjo i jep shans të vërtetë Kosovës, për t’u bërë anëtare e kësaj organizate. Për ta marrë vendimin lidhur me anëtarësimin e Kosovës në KE, shpjegoi ai, nevojiten votat e dy të tretave të shteteve anëtare. Andaj, sipas Laurensit, pothuajse dy të tretat e shteteve anëtare të KE-së e kanë njohur në mënyrë bilaterale Kosovën, kështu që në mënyrë logjike votimi për pranim në këtë organizatë, në parim, nuk duhet të paraqesë probleme, ngase nuk nevojitet unanimiteti. | |
|