Më 6 qershor hiqen vizat ndërmjet Turqisë dhe Kosovës Më 6 qershor do të hyjë në fuqi Marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës. Në
një njoftim të Ambasadës turke në Prishtinë thuhet se në kuadër të
kësaj marrëveshjeje, poseduesit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe
ordinere të Republikës së Kosovës, që nga data 6 qershor 2009, do të
jenë të liruar nga vizat për udhëtimin e tyre për në Turqi, por me
kusht që brenda afatit kohor prej 6 muajve të mos tejkalohet koha e
qëndrimit prej 90 ditëve.
Për qëndrimet më të gjata se 90 ditë brenda 6 muajve, si dhe për vizat
studimit e të punësimit, duhet të aplikohet në Ambasadën turke. Ndërkaq
për dokumentet e udhëtimit të UNMIK ut, ende vlen obligimi i marrjes së
vizave në Ambasadën turke.