Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Bordeaux shumë afër titullit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Powery
Moderator
Moderator
Powery


Numri i postimeve : 90
Pikët : 260
Join date : 19/05/2009

Bordeaux shumë afër titullit Empty
MesazhTitulli: Bordeaux shumë afër titullit   Bordeaux shumë afër titullit EmptySun May 24, 2009 10:57 am

Bordeaux shumë afër titullit Bordeauxs-Fernando-Cavena-001

Bordeaux ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme, kësaj here përballë Monacos me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e parafundit të kampionatit francez, duke ruajtur kreun me tre pikë të plota para Marseillet, që po ashtu shënoi fitore në udhëtim tek Nancy.

Lideri i tabelës, Bordeaux, erdhi tek tre pikët e reja falë golit të vetëm të shënuar nga sulmuesi maroken Marouane Chamakh në minutën e 35-të të ndeshjes, gol që po thuajse i jep titullin e kampionit këtij ekipi.

Marseille në anën tjetër po ashtu ka shënuar fitore ndaj Nancy, me rezultat 2-1, duke siguruar pozitën e dytë, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Lorik Canës kaloi në epërsi të dyfishtë, me golat e Bonnart (33’) dhe Brandao (55’), para se vendasit të ngushtojnë epërsi me anë të N’Guemo, dy minuta para kohës së rregullt të ndeshjes.

Marseille mund të shpresojë në triumf në kampionat vetëm nëse shënon fitore në ndeshjen e ardhshme ndaj Rennes dhe Bordeaux humb ndaj Caen.

Lyoni, që po ashtu shënoi fitore në fushë të vet ndaj Caen, me rezultat 3-1, por megjithatë humb çdo shans për të fituar vendin e dytë të tabelës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bordeaux shumë afër titullit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zyrtare: Gourcuff nënshkruan marrëveshje katërvjeçare me Bordeaux
» Crespo gjithnjë më afër Fiorentinës
» Arsenali afër angazhimit të Mesut Ozil
» Maicon gjithnjë e më afër largimit nga Interi
» KQZ kërkon më shumë gra në politikë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: